Drin Zatriqi thotë se padinë ndaj Dafina Zeqirit për shpifje e deponon brenda javës

Drin Zatriqi thotë se padinë ndaj Dafina Zeqirit për shpifje e deponon brenda javës

19:24, 06/09/2022

Menaxheri Drin Zatriqi ka njoftuar se padinë ndaj këngëtarës Dafina Zeqiri do ta deponoj brenda javës në gjykatë nga përfaqësuesi i tij ligjor, shkruan Syri.net Kosova.

"Fshirja e postimit (tweetit) ku ajo me vetedije ka shpife ndaj meje nuk mjafton. 
Me gjithe respektin qe kom per disa njerz qe e rrethojne dhe me kane kontaktu per mem bind qe u bo keqkuptim, nuk kryen pune, shume vone osht tash.
Une vendimin per padi nuk e nderrmen me terheke, perkundrazi jom i vendosun me  shty fuqishem perpara  deri ne diten kur gjykata e jep fjalen e saj!", ka shkruar ai në reagim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco