Shakira dhe Gerard Pique i dhanë fund lidhjes së tyre 12-vjeçare në qershor.
Që prej asaj kohe, marrëdhënia e Pique me Clara Chia Marti është bërë e njohur për publikun, ndërsa sherri për kujdestarinë e Sashës dhe Milanit është bërë kryefjalë.
Paparaci spanjoll, Jordi Martin ka zbuluar tani edhe atë që u tha mes ish-çiftit kur vendosën të ndaheshin.
“Jam i mbingarkuar dhe më duhet pak kohë”, është ajo që i tha Pique Shakirës .
Përgjigja e saj? “Mos u shqetëso, unë do të shkoj në Shtetet e Bashkuara për të regjistruar për 17 ditë”.
Pas kësaj të dy vendosën ta ndërpresin, duke lëshuar një deklaratë të përbashkët: "Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë kryesor, kërkojmë respekt për privatësinë tonë. Faleminderit për mirëkuptimi juaj”.
© SYRI.net