I ikën zëri gjatë performancës, The Weeknd anulon koncertin!

I ikën zëri gjatë performancës, The Weeknd anulon koncertin!

14:12, 05/09/2022

“The Weeknd” është përballur me një situatë të pakëndshme. 

Ai ka humbur zërin dhe është detyruar të anulojë koncertin, duke iu kërkuar falje fansave të tij. Stadiumi ishte mbushur plot me 70,000 njerëz.

 

“Nuk mund të jap koncertin që dua t’iu jap. Do të sigurohem që të gjithë të jenë mirë, do t’ju kthejnë paratë tuaja dhe do të bëj një shfaqje të vërtetë së shpejti për ju djema, por doja të dilja dhe të kërkoja falje personalisht dhe të mos e postoja në Twitter ose në Instagram. Doja që ju djema ta dini se nuk mund t’ju jap atë që dua t’ju jap. Kërkoj falje. Më vjen shume keq”, ka thënë artisti.

 

Fansat nga ana tjetër e kanë përkrahur shumë në këtë situatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco