Megi Pojani shqetëson fansat me foton e fundit: ‘Ça po ndodh me trupin tim?’

Megi Pojani shqetëson fansat me foton e fundit: ‘Ça po ndodh me trupin tim?’

09:43, 04/09/2022

Megi Pojani është mjaft aktive në rrjete sociale dhe me ndjekësit e saj ndan pothuajse gjithçka.

Bukuroshja poston në “Instagram” foto provokuese e ndonjëherë edhe video ku bën fansat për të qeshur.

 

Por kësaj radhe ajo ka vendosur që të tregojë një problem shëndetësor.

Në një foto të publikuar në “Instastory”, Megi tregon se nuk është zgjuar mirë, pasi i ka pasur sytë gati të mbyllur dhe në lot.

 

“Sot u zgjova me syrin e kuq, të lotuar dhe gati të mbyllur. Ça po ndodh me trupin tim o Perëndi, nga dy siklete përditë s’i përballoj dot më”, shkruan Megi, pa treguar detaje.

Kujtojmë se së fundmi Megi ka bërë gjithashtu një postim të këmbëve të saj krahas të cilit shkruante se nuk ofron imazhe të plota pa para.

Image

Më tej, ajo publikoi një tjetër foto ku iu tregon ndjekësve “çmimin fillestar” për të parë fotot e plota të këmbëve të saj.

Megjithëse në kontekstin e shakasë, në “Instagram”-in e saj kanë mbërritur oferta me shuma marramendëse që fillojnë nga 1000euro deri në 5 milionë.

 

Vetë aktorja ka ndarë disa mesazhe në rrjetin social ku mes të tjerash në një ofertë prej 5000 euro, ajo nuk harron të përmendë tërthorazi Endri Çekiçin. “Kemi 5k, ofertë tjetër para se të përplaset çekiçi?”, shkruan Megi.

 

Më tej krahas një fotoje të mesazheve që ka marrë me ofertat e ndjekësve, ajo shkruan: “Fatkeqësia jonë si komb është që kemi shumë llafe.

Do postoj IBANIN. Aty ka vetëgjyqësi dhe ndahet mashtruesi nga zotëri”.

ImageImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco