Greva në arsim, aktori kosovar: Ditë e mrekullueshme për me lujt menq

Greva në arsim, aktori kosovar: Ditë e mrekullueshme për me lujt menq

12:55, 01/09/2022

Viti i ri shkollor është paraparë që niste sot (1 shtator).

Por, një gjë e tillë nuk po ndodhë, pas grevës së BSPK-së, në të cilën hyn edhe SBASHK-u.

Reagime të shumta janë drejtuar lidhur me këtë çështje, e në mesin e tyre edhe aktori i njohur, Fatmir Spahiu.

Ai tha se sot është “një ditë e mrekullueshme për me lujt menq“.

“Shkoni në shkollë, mos shkoni në shkollë. Përveç që na keni lan pa përgjigjje neve prindërve edhe ju përgjithmonë do të mbeteni fytyra tragjikomike dhe me kredibilitet të rrënum përballë fëmijëve tanë. Shtet daba daba”, ka shkruar Bufi në ‘Facebook’.

“Unë Malit tem i uroj ditën e parë si Gjimnazist në shpi. Paqi shëndetin se këto tjerat luks”, ka përfunduar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco