Aktorja turke me kancer në mushkëri, tregon gjendjen e saj shëndetësore

Aktorja turke me kancer në mushkëri, tregon gjendjen e saj shëndetësore

09:13, 01/09/2022

Aktorja dhe prezantuesja turke, Billur Kalkavan po vuan prej katër muajsh nga kanceri në mushkëri.

Së fundmi, ajo ka treguar si e ka gjendjen e saj shëndetësore, duke thënë se është në procesin e shërimit. Sakaq, Kalkavan falënderoi edhe ata që e mbështetën.

“Përshëndetje, tani më lejoni t’ju tregoj për ata që po pyesin për shëndetin tim; Jam shumë mirë, po përmirësohem çdo ditë. Rezultatet janë gjithashtu të mira. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, po shërohem. Edhe qime po me dalin nga koka, por i rruaj vetë se nuk janë akoma të bukura. Kështu që unë po e kaloj këtë sëmundje… Kështu që mos u shqetësoni për këtë. Xhirimet e këtij muaji në Billur TV do të vonohen pak. Fatkeqësisht, sepse më duhet të qëndroj edhe pak në spital. Më falni për këtë. Ne do të xhirojmë rreth 3 muaj, kështu që do të jemi në transmetim sa më shpejt të jetë e mundur. Ju dua shumë, vazhdoj të marr energjitë e juaja të bukura. Çdo energji e bukur që dërgoni shëron qelizat e mia. Faleminderit shumë, shumë.”, ka deklaruar ajo në rrjetet sociale.

Kujtojmë që për publikun shqiptar, aktorja u bë e njohur përmes rolit të Handanit në serialin “Nën hijen e blinajës”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco