25 vjet pas vdekjes, Diana ende kujtohet si 'princesha e popullit'

25 vjet pas vdekjes, Diana ende kujtohet si 'princesha e popullit'

17:05, 31/08/2022

Shënohen sot 25 vjet nga ndarja nga jeta e princeshës Diana. Ajo humbi jetën pas një aksident me makinë, bashkë me të dashurin e saj Dodi Al fayed, në Paris, me paparacët që u ndiqnin nga pas 31 gushtin e vitit 1997.

Në atë kohë, drejtuesi i mjetit u raportua i dehur dhe u përplas në një tunel, shumë pranë lumit Senë. Princesha e popullit, siç ende mbahet mend, ishte vetëm 36 vjeç.

Diana Spencer u martua në 1981 me princin Charles, pasuesi direkt i fronit britanik. Pas divorcit prej tij, Diana vazhdoi punën e saj filantropike dhe kujdes për dy djemtë, Princat Uilliam dhe Harry.

Çerekshekulli më vonë, Diana Spencer, mbahet mend pikërisht për punën e saj humanitare, si princesha e popullit, por edhe si ikonë e stilit dhe sharmit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco