Thirrja për heqjen e vizave, Vjosa Osmani falënderon Dua Lipën

Thirrja për heqjen e vizave, Vjosa Osmani falënderon Dua Lipën

14:37, 05/08/2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pasur sot një falënderim për yllin kosovar të muzikës, Dua Lipa, e cila këto ditë po mbanë festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë.

E para e shtetit e ka shpërndarë postimin e llogarisë zyrtare të festivalit në Instagram me titull “Më lë të lirë”, në profilin e vet.

“Faleminderit Dua Lipa që iu ke bashkuar thirrjes sonë kolektive për t’i dhënë qytetarëve tanë liberalizimin e vizave të vonuara prej kohësh”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, sonte është nata e dytë e festivalit “Sunny Hill”, teksa mbrëmë, në natën e parë përformoi vet Dua Lipa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco