Zbulohet certifikata e martesës së JLo dhe Ben Affleck

Zbulohet certifikata e martesës së JLo dhe Ben Affleck

12:29, 03/08/2022

Certifikata e martesës së JLo dhe Ben Affleck konfirmon se artistja “dëshiron të mbajë mbiemrin e aktorit, duke u quajtur ‘Jennifer Affleck’ pas martesës”.

Dyshja fillimisht u fejuan në vitin 2002, dhe kishin plane për tu martuar por pas dy vitesh ata u ndanë. Ata u ribashkuan dy dekada më vonë dhe Affleck i propozoi martesës kur ajo po bënte një banjë.

Dyshja patën një dasmë surprizë më 17 korrik dhe dokumenti nga Zyra e Nëpunësve të Qarkut Clark konfirmon se ata ishin martuar nga pastori Ryan Wolfe dhe se dëshmitari i tyre kryesor ishte Kenosha Booth.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco