Donald Veshaj shpërthen ndaj shtetit pas tragjedisë në Himarë: Pse nuk veproni, po rrini e mendoheni?

Donald Veshaj shpërthen ndaj shtetit pas tragjedisë në Himarë: Pse nuk veproni, po rrini e mendoheni?

11:29, 03/08/2022

Aktori i njohur, Donald Veshaj ka reaguar lidhur me tragjedinë e Himarës, ku një 7-vjeçare mbeti e vdekur pasi u godit nga skafi me drejtues Arjan Tasen.

Përmes një video të postuar në Instagram, ai i ka bërë thirrje qeverisë të ndërtoi ngritjen e një sistemi për mjetet ujore.

Sipas Donaldit, askush nuk mendon për turizmin pasi të gjithë duan leje ndërtimi për tokat që të hapin hotele.

“Bëni një sistem molesh siç e ka gjithë bota. Sa e vështirë është ngritja e një sistemi. Për çfarë jeni aty? Nuk e kuptoj. Pse nuk kemi ne pushues? Pse nuk funksionon te ne turizmi? Sepse nuk e marrin rëndësinë këto gjëra, e marrin lejet e hoteleve ndërtimit ne jug, tokat. Kush do ta marrë këtë tokën këtu? Se shkon 300 euro nata e hotelit. Pse është Jugu bosh?”, thotë ndër të tjera aktori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco