Ylli po e sjell edhe një hit, sonte lansohet kënga e tij me Ledrin

Ylli po e sjell edhe një hit, sonte lansohet kënga e tij me Ledrin

14:50, 21/07/2022

Ky vit lirisht mund të konsiderohet i Yll Limanit.

Këngëtari kosovar ka rezultuar mjaft i suksesshëm, si me projekte muzikore, ashtu edhe me koncerte e mbrëmje ku argëton gjithë fansat e tij të shumtë, duke u ngjitur kështu në majat e karrierës, shkruan Syri Kosova.

Së fundmi, ai ka realizuar edhe një tjetër këngë, kësaj radhe në duet me Ledri Vula.

Fjala është për këngën e quajtur ‘Tonat’ që lansohet sonte në kanalin e Yllit në Youtube, në ora 18:00.

Në rrjetet sociale ata kanë hedhur sekuenca nga kënga, që po tingëllon mjaft  e këndshme, por, të plotë do e dëgjojmë në ora 18:00.

E, padyshim që me plot emocion po e presin ndjekësit e dyshes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco