Mozzik dhe Noizy i dhanë fund miqësisë, por anën e kujt po e mban Loredana?

Mozzik dhe Noizy i dhanë fund miqësisë, por anën e kujt po e mban Loredana?

08:36, 19/07/2022

Ditët e fundit në rrjet po përflitet se Mozzik dhe Noizy i kanë dhënë fund miqësisë së tyre dhe shkak është bërë raporti i Noizyt me Loredanën.

Dyshja përpos që bënë një këngë së bashku me titull “Heart Attack” e që u kthye në hit, por edhe tashmë janë bërë shumë miq. Mozzikut nuk i ka pëlqyer kjo gjë dhe thuhet se dy reperët nuk i kanë më raportet si në fillim.

Madje ata kanë fshirë nga Youtube këngën “Bonjour Madame” duke bërë kështu të ditur se miqësia e tyre ka përfunduar. Ndërkohë Loredana ka marrë vëmendjen me veprimin e fundit.

Ajo ka postuar një video ku shfaqet duke kërcyer me mikeshat e saj një prej këngëve të Noizyt. Kaq është dashur dhe në rrjet kanë nisur aludimet se këngëtarja po mban anën e Noizyt.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco