FOTO/ Dafina Zeqiri dhe DJ Geek publikojnë momente plot humor nga pushimet

FOTO/ Dafina Zeqiri dhe DJ Geek publikojnë momente plot humor nga pushimet

19:16, 25/06/2022

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri dhe i dashuri i saj Dj Geek kanë nisur pushimet. Ndonëse sezoni veror është tepër i ngarkuar për artistët pasi duhet të shkojnë në koncerte, arrijnë të gjejnë kohë edhe për të shijuar plazhin.

Në fotografitë e postuara në rrjete sociale duket se po marrin rreze dielli ndërsa nuk mungojnë batutat. DJ Geek nuk ka hezituar të tregojë se si i kalon pushimet me Dafinën.

Në një imazh me filtra shfaqet me gotë në dorë pranë Dafinës ndërsa mbajnë gotat me pije në duar. “Pas gotës së tretë,”-shkruan Dj Geek, teksa shfaqet me një filtër me mikrofon duke kënduar.

Dafina dhe Dj Geek konfirmuan romancën e tyre në fillim të 2020 dhe për muaj me radhë ata u vendosën në qendër të vëmendjes, për lidhjen e papritur të dashurisë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco