Hailey Bieber nxorri të treg së fundmi linjën e saj të kujdesit të lëkurës ‘Rhode’, por së fundmi është paditur për shkelje nga një markë 8-vjeçare e modës me të njëjtin emër.
Thuhet se ajo u përpoq të merrte markën tregtare nga dyshja e dizajnit Purna Khatau dhe Phoebe Vickers në vitin 2018, por kur ato e refuzuan, Bieber vazhdoi me lançimin e markës së saj.
Lisa T.Simpson, këshilltare kryesore gjyqësore në Rhode, tha për ‘Page Six Style’ se:
Ajo e bëri këtë pavarësisht se dinte për Rhode dhe të drejtat e saj paraprake. Është një rrethanë fatkeqe. Natyrisht, ne e kuptojmë që Hailey dëshiron të përdorë emrin e saj për markën e saj, por ligji për këtë është i qartë.
Nuk mund të krijoni këtë lloj konfuzioni të markës vetëm sepse dëshironi të përdorni emrin tuaj. Ajo që po bën zonja Bieber është dëmtimi i një biznesi të bashkëpronësisë së pakicës, të cilin dy gra e kanë ndërtuar me kujdes dhe e kanë rritur si markë globale.
© SYRI.net