'Brez patatinash', shoqja e saj 'ironizon' deklaratën virale, Monika i kundërpërgjigjet

'Brez patatinash', shoqja e saj 'ironizon' deklaratën virale, Monika i kundërpërgjigjet

13:19, 23/06/2022

Monika Lubonja komentohet edhe pas kaq muajsh pas përfundimit të "Big Brother VIP".

Gjatë qëndrimit të saj brenda shtëpisë së “BBV”, një shprehje e saj u bë virale.

Si brez “patatinash” ishte fraza të cilën e përdori ish banorja.

Këtë fragment ia ka risjellë në vëmendje edhe një herë shoqja e saj, e cila në ‘Instastory’ shfaq disa fëmijë duke luajtur shah në shkallët e pallatit.

“Monikë, ja brezi i patatinave si thua ti. Lozin shah jo si brezi juaj që hanit fara.”, dëgjohet të thotë mikesha e saj në video.

E menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e aktores e cila shprehet se edhe kur hanin fara të paktën i këpusnin vetë.

“Ne ishim ai brez që edhe kur hanim fara, atë lulediellin e këpusnim vetë. Pra, nuk nxirrnim lekë nga xhepi. E justifikonim me aksionet që bënte shkolla. Pra, me djersën tonë o ti cucë.”,-i është kundërpërgjigjur Monika.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco