Kiara Tito nuk është në një lidhje me Mozzik por…

Kiara Tito nuk është në një lidhje me Mozzik por…

15:58, 22/06/2022

Ka ditë që qarkullojnë lajme se reperi Mozzik është në një lidhje dashurie për shkak të një fotoje që publikoi pak ditë më parë në rrjetet sociale. Nga fustani jeshil i vajzës mediat aluduan se ai është në një lidhje me moderatoren, Kiara Tito por ky lajm nuk është aspak i vërtetë.

Ka qenë vet Kiara që ka publikuar një ‘story’ në Instagram ku shkruan se, nuk është ajo vajza në foton e Mozzik. “Nuk para shprehem sepse përgjithësisht nuk i kushtoj rëndësi lajmeve nëpër portale (duke qenë se shumica mund të jenë edhe fake news), por doja t’ju thoja që nuk jam unë personi në foto dhe përpara se të bëni lajme, ju lutem vërtetojini rrethanat, “ shkruan moderatorja e “Style Star”.

Dhe nuk gënjen sepse ne të Kryefjala.com e dimë të vërtetën. Moderatorja nuk është në një lidhje me Mozzik, por me një djalë që nuk ka lidhje me showbiz-in prandaj dhe nuk e bën publik identitetin e tij. Që pas ndarjes nga Butrint Imeri, Kiara Tito ka preferuar mos ti bëjë më publike historitë e saj të dashurisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco