Rikthehet ‘Java e Modës në Paris’, çfarë duhet të dini

Rikthehet ‘Java e Modës në Paris’, çfarë duhet të dini

14:07, 21/06/2022

‘Java e Modës në Paris’ rikthehet sërish sot, me këtë javë që shënon fillimin e shfaqjeve të veshjeve për meshkuj ‘Pranverë-Verë 2023’.

Veshjet për meshkuj janë bërë shpejt një nga fushat më subversive dhe inovative të modës.

Më herët gjatë vitit, një ekspozitë historike në muzeun ‘Victoria and Albert’ të Londrës na kujtoi se veshjet për meshkuj ka qenë një ide e ndryshueshme dhe e rrjedhshme gjatë historisë, me shumë hapësira ​​për tu argëtuar.

Por ata që ende i shohin veshjet e meshkujve si të thjeshta dhe të mërzitshme, mjafton të shikojnë disa prej stilistëve të rinj më të famshëm që punojnë sot për të sjellë koleksione të reja të mbushura me ngjyra të theksuara, funde, bluza të guximshme dhe modele të mrekullueshme.

Vetëm këtë muaj, çmimi prestigjioz LVMH iu dha stilistit britanik të veshjeve për meshkuj Steven Stokey Daley dhe labelit të tij S.S. Daley për siluetat e tij, thurjet dhe prirjen për këmisha të hapura.

Pas zbulimit të koleksionit të veshjeve për meshkuj gjatë ‘Javës së Modës në Milano’, Parisi do të presë një sërë shfaqjesh të shumëpritura në pistë nga brande të njohura të veshjeve për meshkuj si Louis Vuitton, Rick Owens, Loewe, Thom Browne dhe Dior Homme, si dhe shumë talentetë reja.

Më poshtë mund të shihni se çfarë ka ndodhur gjatë ditëve të para.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco