Ditët e fundit nuk kanë qenë të lehta për reperin e njohur Rigels Rajku i njohur ndryshe si Noizy i cili është përfshirë në një konflikt me Cllevio Serbiano emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmetaj.
Pas sherrit dhe vendosjes së tritolit në lokalin e tij, artisti duket se ndihet i pasigurt.
Në disa video që qarkullojnë në rrjetet sociale shihet se ai po shoqërohet jo vetëm nga sigurimi i tij, por edhe forca të shumta policia, përfshirë edhe forcat RENEA.
Në një video nga koncerti i tij i fundit në Shkodër shihet se forcat speciale hyn në lokalin ku reperi po mbante koncertin, ndërsa një fugon policie ndodhej jashtë.
Në një video tjetër, Noizy shihet duke dalë i rrethuar nga truprojat e tij që duket se i ka shtuar së fundmi.
Cllevio disa ditë më parë, mbërriti në ambientet e lokalit të reperit Noizy së bashku me disa miq të tij me makina.
Pas debatit verbal, Noziy nis ta shqelmojë të riun dhe një moment i riu i shpëton nga duart e reperit, futet në një prej automjeteve dhe largohet.
Një ditë pas ngjarjes, ai u vendos në pranga pasi në momentin e ngjarjes duhet të ishte në arrest shtëpie.
Ai ka qenë i arrestuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Po ashtu, të nesërmen reperit iu vendos një lëndë plasëse në lokalin e tij.
Shpërthimi shkaktoi dëme të shumta materiale jo vetëm tek butiku dhe lokali i reperit, por edhe te bizneset që ndodheshin aty pranë.
Por fatmirësisht, shpërthimi nuk shkaktoi dëme në njerëz kjo falë edhe orarit pasi vendi i ngjarjes është shumë i frekuentuar sidomos në këtë periudhë.
© SYRI.net