Rita Ora tërheq vëmendje me veshjen neon gjatë një dalje me miqtë në Londër

Rita Ora tërheq vëmendje me veshjen neon gjatë një dalje me miqtë në Londër

16:22, 11/06/2022

Rita Ora mahniti me paraqitjen teksa po largohej nga restoranti The Aubrey në Knightsbridge të Londrës të premten në mbrëmje me miqtë.

Këngëtarja 31-vjeçare, tërhoqi vëmendjen me një bluzë jeshile neoni dhe një fund të ngjashëm, gjersa zgjodhi një shaketë me mëngë e me pupla.

Dalja e yllit nga Kosova vjen pas raportimeve se ajo është duke u martuar me partnerin e saj, regjisorin Taika Waititi.

Krijuesja e hitit “Poison” e kompletoi dukjen me një çantë ari të vogël e me një palë taka të kuqe të përziera me ngjyrë të zezë e të bardhë.

Flokët kaçurrele i kishte kapur lart me një pjesë të lëshuar përpara si dhe zgjodhi një grim të thjeshtë.

Rita dhe Taika u tha së fundmi se do të martohen së shpejti, në një ceremoni me miqtë e familjen.

Dyshja janë bashkë që nga marsi i vitit 2021 dhe ata u takuan për herë të parë në Australi.

Taika ishte i martuar më parë me producenten Chelsea Winstanley, por të njëjtit thuhet se janë ndarë në vitin 2018.

Ish-çifti ndajnë bashkë vajzat: Te Hinahu dhe Mateëa Kiritapu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco