Mes zërave për divorc, Afrona Dika 'thumbon' Bleron: Një grua e fortë e…

Mes zërave për divorc, Afrona Dika 'thumbon' Bleron: Një grua e fortë e…

13:46, 11/06/2022

Këngëtari Blero Muharremi dhe modelja Afrona Dika kanë qenë në qendër të mediave pasi u zbulua se i kanë dhanë fund martesës.

Dyshimet u ngritën pasi dyshja fshinë fotot e përbashkëta nga Instagrami. Ndonëse deri tani nuk ka ndonjë reagim zyrtarë nga dyja palët, modelja së fundmi ka postuar një foto e cila ka ngritur dyshime në rrjet.

“Një grua e fortë e shikon sfidën në sy dhe i shkel syrin,”-shkruan Afrona krahas fotos.

Sigurisht në këtë situatë që ndodhet çifti, të gjitha dyshimet shkojnë për ndonjë “thumb” për Bleron.

Ju kujtojmë që dy javë më parë këngëtari i ka habitur të gjithë duke u shfaqur në Zvicër. Në atë kohë nuk u përjashtua fakti që ai kishte shkuar për t’u sqaruar me Afronën në atë që konsiderohet si kriza e tyre më serioze në shtatë vite bashkë.

Image

Pak kohë më parë, Afrona vendosi të merrej me biznes, ku hapi edhe një qendër estetike në Zvicër, ku edhe jeton prej kohësh. Ajo që ra në sy në inaugurimin e kësaj klinike, ishte pikërisht mungesa e këngëtarit.

Krisja mes të dyve në atë periudhë kishte nisur, duke mos pasur shumë komunikim me njëri-tjetrin. Teksa bashkëshortja e tij angazhohej me biznesin e ri, Blero vijonte me karrierën e tij në muzikë, duke zgjedhur të qëndrojë larg realitetit të ri të bashkëshortes së tij.

Grindjet e tyre të shpeshta, shkak edhe largësia, kanë sjellë edhe ndarjen e tyre.

Nuk dihet nëse kjo ndarje është një sherr mes të dyve, apo do të vijojnë edhe me hapat ligjorë për zgjidhjen e martesës. Blero dhe Afrona u martuan në shtator të 2019-ës, në një ceremoni madhështore në Lezhë. Mirëpo edhe pas martesës ata vijuan të jetonin të ndarë, Blero në Kosovë dhe Afrona në Zvicër.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco