Sjell në jetë binjakët e saj me një nënë surrogate, aktorja e njohur tregon arsyjen

Sjell në jetë binjakët e saj me një nënë surrogate, aktorja e njohur tregon arsyjen

12:02, 11/06/2022

Të kesh një karrierë të suksesshme është dicka që e dëshirojmë të gjithë.

Mirëpo kjo ka një çmim për të paguar. Aktorja e njohur Jamie Chung ka treguar rreth vendimit për të lindur binjakët e saj me një nënë surrogate dhe arsyeja e këtij vendimi lidhet me punën e saj.

Në një intervistë për “Today” 39-vjeçarja u shpreh se po të mbetej shtatzanë ajo kishte frikë se kariera e saj do dështonte.

Image

“Njerëzit mendojnë: ‘Ajo s’donte të ngelte shtatzënë?’, por është shumë më e ndërlikuar se kaq. Kam punuar gjithë jetën time për të arritur këtu ku jam,”-u shpreh aktorja.

“Nuk dua të humbas mundësitë. Kisha frikë të mbetesha shtatzënë, se mos më iknin dy vite të jetës sime. Në industrinë time, ndihesh sikur harrohesh lehtësisht nëse nuk nisni të punoni brenda një muaji nga puna juaj e fundit. Gjërat janë bërë kaq të shpejta në atë që ne bëjmë. Pra është një kompromis që kemi bërë si çift së bashku”, -përfundoi ajo.

Ju kujtojmë që Jamie Chung dhe Bryan Greenberg janë prindër të dy djemve binjakë. Ato mirëpritën fëmijët e tyre në tetor të vitit që lamë pas.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco