Khloé Kardashian zbulon detaje nga marrëdhënia Kim-Pete, i nxjerr ‘sekretin e lumturisë’ motrës së saj

Khloé Kardashian zbulon detaje nga marrëdhënia Kim-Pete, i nxjerr ‘sekretin e lumturisë’ motrës së saj

11:04, 11/06/2022

Khloé Kardashian iu përgjigj një postimi në Twitter së fundmi duke shkruar se sa “e dashuruar” është Kim Kardashian me të dashurin Pete Davidson, teksa shikonte episodin e së enjtes të “The Kardashians”.

Kur një përdorues në Twitter shkroi, “Kimberly është e dashuruar…është kaq e lezetshme,” Khloé u përgjigj: “A nuk është kështu?”

Ylli i realitetit, 37 vjeç, shtoi, “Ajo ka rënë në dashuri”.

Kim, nga ana e saj, kur u pyet më herët nëse është e dashuruar me aktorin e humorit, ajo tha: “Nuk e di pse ju intereson kaq shumë”.

Kim vazhdoi duke thënë se Davidson kujdeset edhe për detajet më të vogla, për ta bërë Kim akoma edhe të lumtur.

Në episodin e javës së kaluar, Kim i la të kuptohet Khloé dhe Kourtney Kardashian se ajo e do shumë aktorin.

Ndërkohë, Khloé ka qenë mbështetëse për marrëdhënien e motrës së saj që kur Kim dhe Davidson e bënë zyrtare lidhjen e tyre.

Gjatë një interviste më herët, Kim pranoi se nuk e priste kurrsesi të lidhej me Pete dhe më pas shtoi se gjërat ndodhin atëherë kur nuk i pret.

“Unë mendoj se ndonjëherë gjërat ndodhin atëherë kur nuk i prisni. Ishte gjëja e fundit që po mendoja vërtet”, tha Kardashian në prill për romancën e saj me aktorin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco