FOTO/ Jennifer Lopez dhe Ben Affleck fillojnë punimet për shtëpinë e tyre të re

FOTO/ Jennifer Lopez dhe Ben Affleck fillojnë punimet për shtëpinë e tyre të re

18:16, 02/05/2022

Pas marrëdhënies së ngushtë të dashurisë, duket se tashmë Ben Affleck dhe Jennifer Lopez e kanë gjetur edhe “folenë e dashurisë’ ku do të jetojnë së bashku me fëmijët e tyre.

Ditën e sotme Affleck është fotografuar në një kantier ndërtimi teksa partnerja e tij po e shikonte aktori po mbante në dorë një kovë me bojë si dhe disa dërrasa prej drur ku po shënonte disa matje në telefonin e tij.

Image

Këngëtarja dukej mjaft elegante veshur me një kanotiere në ngjyrë të zezë me shpatullat e nxjerra jashtë si dhe një fund të zi. Si aksesorë ajo kishte zgjedhur një palë syze ngjyrë rozë që e mbronin nga dielli i fortë i Kalifornisë.

Image

Ndëra Affleck u pa i fotografuar thjeshtë, një palë pantallona dhe një bluzë të shkurtër në ngjyrë blu teksa po bëntë disa punë aty pranë rezidencës.

Më vonë dyshja u panë duke u larguar në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Image

Image

Rikujtojmë se prej disa kohësh të dy ata kanë qenë në kërkim të një shtëpie të re dhe janë fotografuar shumë duke kërkuar prona të shtrenjta. Thuhet se ata kishin një marrëveshje për një rezidencë tjetër prej 55 milionë dollarësh (55.2 milionë euro) në Bel-Air, dhe më vonë u panë duke kontrolluar ish-pasurinë e të ndjerit Aaron Spelling – e njohur fillimisht si Spelling Manor – në Los Angeles.

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco