Ilir Shaqiri në ekran, zbulohet programi ku do të shfaqet sonte

Ilir Shaqiri në ekran, zbulohet programi ku do të shfaqet sonte

13:06, 02/05/2022

“Në kurthin e Piter Pan”, ka premierën sonte në mbrëmje në “Tv Klan”.

Pas një maratone audicionesh me vogëlushë që konkurruan për t’u bërë pjesë e kastit, më në fund sonte do të shohim 10 finalistët e përzgjedhur, të cilit pritet të befasojnë jo vetëm publikun por dhe të ftuarit VIP me pyetjet e tyre.

Dy nga personazhet e parë të mbrëmjes vijnë nga skena prestigjioze botërore.

Ilir Shaqiri do të jetë një nga të ftuarit. Balerini do të shfaqet sërish në ekran pas fitores në Big Brother VIP dhe do të përballet me kuriozitetin dhe pyetjet e fëmijëve.

Tenori Josif Gjipali do të jetë gjithashtu i ftuar “Në kurthin e Piter Pan”. Ai do të ndajë me fëmijët të pathënat dhe vështirësitë e ngjitjes në karrierë.

Me siguri do të jetë një mbrëmje argëtuese dhe me surpriza, nën modelimin e Alketa Vejsiut.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco