Pas akuzave të forta të Blac Chynas, Khloe Kardashian jep dëshminë e saj

Pas akuzave të forta të Blac Chynas, Khloe Kardashian jep dëshminë e saj

18:18, 27/04/2022

Midis Blac Chyna dhe familjes Kardashian-jenner endepo vazhdon gjyqi lidhur me dëshminë që Kris Jenner bëri pranë autoritetve përkatëse lidhur me një akuzën për vrasje që Chyna i bëri Kylie Jenner.

Së fundmi, modelja ka paditur familjen e famshme duke u shprehur se e gjitha kjo ëhstë një shpifje dhe ndërhyrje e qëllimshme në kontratën e saj në ‘E’.

Disa vitë më parë, ajo ishte e ishte e fejuar më parë me djalin e Kris, Rob Kardashian , me të cilin ndan vajzën 5-vjeçare Dream.

“Ne po mendonim të mos ishim pjesë e një toksiciteti të tillë. Ne po i vendosnim shqetësimet tona me shkrim, në mënyrë që ata të ishin në dijeni të marrëdhënies së paqëndrueshme,” tha Khloé në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit të martën. Khloé dhe Kim Kardashian dolën secila të martën në gjykatë duke dëshmuar në gjyqin në vazhdim mes Blac Chyna dhe familjes Kardashian-Jenner.

Khloé, e cila dëshmoi e para, u pyet për një email që ajo i kishte dërguar Kylie-t dhe ish-zëvendëspresidentit të zhvillimit dhe programimit të ‘E!’, Jeff Olde. Mesazhi u dërgua pas përleshjes së bujshme të dhjetorit 2016 midis Robit dhe Chyna-s, në të cilën modelja dyshohet se mbante një armë pranë ish-bashkëshortit, një moment të cilën ajo ka pretenduar që atëherë në gjykatë se ishte “qesharake” dhe dyshohet se u përpoq ta mbyste atë me një karikus telefoni.

Nuk isha rehat me abuzimin që po ndodhte,” i tha Khloé jurisë, duke shtuar se ajo dhe motrat e saj shprehën shqetësimin për sigurinë e Rob dhe besueshmërinë e markës Kardashian-Jenner në atë kohë.

Kur u pyet nëse ajo mori pjesë në një takim në fillim të janarit për të diskutuar sezonin e dytë të Rob & Chyna , Khloé u përgjigj: “Nuk kishte sezon 2. Vetëm sezoni 1.” Më pas ajo mohoi përpjekjet për të anuluar shfaqjen.

“Nuk po mundohesha të anuloja asgjë. Po mendoja të mos inkurajoja një sjellje të tillë të paqëndrueshme mes vëllait tim dhe Chyna-s,” dëshmoi ajo, duke shtuar se nuk ka fjalë për vendimet që ‘E!’ bën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco