Arjola Demiri poston foto përkrah Edi Ramës: Me një artist të përjetshëm

Arjola Demiri poston foto përkrah Edi Ramës: Me një artist të përjetshëm

13:06, 27/04/2022

Aktorja e njohur, Arjola Demiri mbetet një ndër personazhet më të komentuara në mediat rozë.

Arjola u përfol edhe për pjesëmarrjen e saj në Big Brother VIP, aty ku u shpërblye me një banesë në Tiranë nga produksioni.

Por, krahas një karriere të suksesshme Arjola kohë më parë kishte synuar t’i futej politikës duke kandiduar për deputete në listën e PS-së në Qarkun e Kukësit.

 

Aktorja nga Tropoja edhe së fundmi u pa në shoqëri të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin postoi edhe një foto në InstaStory.

“Me një artist të përjetshëm, kryeministri më i miri”, ka shkruar Arjola sipër mbishkrimit të imazhit.

 

Ndryshe, nëna e tre fëmijëve mbetet e angazhuar edhe në sezoni e ri të emisionit me karakter humoristik “Portokalli”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco