A do të ketë Jennifer Lopez një fëmijë me Ben Affleck, ja vendimi i çiftit

A do të ketë Jennifer Lopez një fëmijë me Ben Affleck, ja vendimi i çiftit

21:30, 26/04/2022

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po planifikojnë dasmën e tyre të ëndrrave, ndërkohë që kërkojnë shtëpinë e përsosur për t’u bërë një familje e lumtur.

Edhe pse çifti ka fëmijë në martesat e tyre të mëparshme (Lopez më parë u martua me Marc Anthony dhe Affleck ishte i martuar me Jennifer Garner), ardhja në jetë e një fëmije së bashku pas rindezjes së romancës së tyre duket si historia e përsosur e dashurisë.

Image

Image

Por, a do ta mendojnë Jennifer Lopez dhe Ben Affleck mundësinë e të paturit një fëmijë së bashku?

Sipas një burimi të afërt me çiftin, kjo nuk është në planet e tyre. “Ata nuk duan fëmijë të rinj – atë dy e kanë kaluar atë pjesë në jetën e tyre,” zbuloi burimi i brendshëm për HollywoodLife.

“Lidhja e JLo me fëmijët e tij e bën Benin edhe më të sigurt se ky është fati,” shtoi burimi i brendshëm. “Ata me të vërtetë po përpiqen të krijojnë një familje të përzier, dhe Jennifer Garner e sheh këtë me një sy të mirë. Atë nuk e shqetëson aspak kur fëmijët shkojnë për të kaluar kohë me babanë e tyre dhe JLo, sepse kjo i jep asaj edhe pak kohë vetëm, gjë që është e rrallë për të.”

Çifti është i lumtur me mendimin që thjesht të bashkojnë familjet e tyre dhe të jetojnë së bashku. Një burim tjetër zbuloi se Jennifer ka një marrëdhënie të shkëlqyer me fëmijët e Benit, Violet, 16, Seraphina, 13 dhe Samuel, 10.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco