A tradhtojnë burrat? Vlashent Sata me përgjigjen

A tradhtojnë burrat? Vlashent Sata me përgjigjen

20:26, 26/04/2022

Moderatorja Dojna Mema dhe partneri i saj Vlashent Sata kurorëzuan pak kohë më parë dashurinë e tyre me martesë në një celebrim tepër privat.

Çifti janë gjithashtu në pritje të fëmijës së tyre të parë, dhe tashmë që lajmin e ndanë me të gjithë, ata zbulojnë më shumë detaje të reja për ndjekësit e tyre.

Dojna Mema tashmë është në muajin e saj të pestë të shtatzanisë dhe teksa pret djalin e saj të vijë në jetë, ajo ka bërë një ‘intervistë’ virtuale me ndjekësit në Instagram.

Kësaj here pyetjeve nuk iu përgjigj Dojna, por partneri i sa Vlashent Sata dhe një ndjekës e pyeti nëse meshkujt tradhtojnë.

Si mendon ti a tradhtojnë burrat”- shkruan ndjekësi.

“Po si nuk tradhtojnë burrat. Patjetër por burrat tradhtojnë me gratë që tradhtojnë.”- shprehet Vlashenti, ndërsa Dojna e merr me mjaft sportivitet teksa thotë duke qeshur: Sa i poshtër je.

Image


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco