Kardashians në gjyq kundër Blac Chyna, ja detajet që duhet të dini

Kardashians në gjyq kundër Blac Chyna, ja detajet që duhet të dini

16:12, 26/04/2022

Pas afër 5 vitesh nga padia e Blac Chyna emri i vërtetë i të cilës është Angela White kundër familjes Kardashian, çështja ka kaluar në gjykate. Në vitin 2017 ajo akuzoi të gjithë anëtarët e familjes tëpër të famshme për shpifje si dhe ndalim të TV show të saj.

Padia nuk përjashton as ish të dashurin e saj Rob i cili akuzohet për ngacmim dhe sulm kundrejt saj.

Rob dhe Chyna kishin TV show-n e tyre dhe sipas Chyna-s familja Kardashian pati ndikim në anulimin e tij duke dëmtuar kështu karrierën e saj dhe tashmë ajo kërkon si dëmshpërblim shumën aspak të vogël prej 100 milionë dollarësh.

Nuk ka munguar kundërpërgjigjja nga familja të cilët kanë ngritur gjithashtu spekulime të tjera kundrejt Chyna-s.

Kriss Jenner shprehet se ka qenë në dijeni për mesazhe të ndryshme kërcënimi nga Chyna dhe kishte shumë dyshime për marrëdhënien me djalin e saj Rob Kardashian por i ka anashkaluar në fillim duke menduar ti japë asaj një mundësi të dytë.

Kylie gjithashtu shprehet se nuk i dha shumë vëmendje këtyre kërcënimeve dhe se i dashuri i saj asokohe Tyga i pati treguar një shenjë sipas të cilit Chyna ja kishte bërë me thikë.

Ky informacion për momentin ngelet i pakonfirmuar nga Tyga ndërkohe qe gjyqi vazhdon dhe detaje të reja pritet të dalin ne dritë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco