‘Do vendos targën e makinës në Instagram’, Beniada Nishani ka një thirrje publike për gjithë policët

‘Do vendos targën e makinës në Instagram’, Beniada Nishani ka një thirrje publike për gjithë policët

14:55, 26/04/2022

Modelja e njohur, Beniada Nishani ka treguar sot përmes disa videove në Instagram një shqetësim që po has në Tiranë, madje ajo ka një thirrje për gjithë policët.

Ish-banorja e “Big Brother VIP” ka zbuluar se deri tani ka marrë 4 gjoba dhe të 5 e mori ditën e sotme.

 

Kjo për shkak se nuk ka një garazh apo vend ku të lërë makinën te lagjja ku ka shtëpinë dhe e parkon në një vend ku nuk lejohet.

Bukuroshja bionde shprehet se e di se nuk lejohet të parkohet aty, por makina e saj nuk bezdis se është  vogël. Pastaj shprehet se do të vendos targën e mjetit të saj në “Instagram” që të mos i vendosin më gjobë.

 

Në fund, modelja seksi shton se do të gjejë një parkim për makinën e saj, pasi do vazhdojë të marrë gjoba. Madje postoi edhe foton ku tregon se kishte marrë gjobën e pestë.

 “Doja me thënë një mesazh për të gjithë policët e Tiranës. Do vendos foton e targës së makinës time në Instagram, ju lutem shumë mos më bëni më gjobë. Kam marrë katër gjoba dhe i kam paguar të gjitha. Na keni vënë një tjetër gjobë, te një vend që makina e di se nuk lejohej, por nuk jepte bezdi se aty përpara kishte makina të tjera që jepnin bezdi. E imja është e vockël dhe nuk jep bezdi dhe nuk kam vend ku ta fus këtu te shtëpia, nuk kam garazh. Ju lutem mos më vini më gjoba. Faleminderit. Ngela duke marrë gjoba.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco