‘Më fal’, Rrushja shpërthen në lot dhe ndërpret takimet me Kriston

‘Më fal’, Rrushja shpërthen në lot dhe ndërpret takimet me Kriston

08:22, 24/04/2022

Në puntatën e fundit për këtë sezon të PërPuthen Rrushja u vendos përballë Kristos dhe Astritit.

Me të dy djemtë ka pasur takime dhe plot momente të bukura, njësoj si dhe të sikletshme.

 

E ulur përballë të dyve, Rrushja pohoi se nëse me Astritin nuk do kishin ndodhur situatat që do e kishin prekur dhe do i kishin ngjallur dyshime, me 80% do të kishte dalë nga programi e përputhur me të, sidoqoftë ju desh të merrte një vendim.

 

Bora e pyeti për personin me të cilin do i ndërpriste përfundimisht takimet dhe ndërsa sqaroi se nuk është e vendosur për asnjërin, mes lotësh Rrushja i kërkoi falje Kristos duke ndërprerë njëherë e mirë takimet me të.

Të dy u përqafuan dhe morën duartrokitjet e studios.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco