Aktorja e njohur i kërkon të fejuarit që të bëjnë seks të paktën 4 herë në javë, nëse dëshiron të martohet

Aktorja e njohur i kërkon të fejuarit që të bëjnë seks të paktën 4 herë në javë, nëse dëshiron të martohet

09:35, 23/04/2022

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë fejuar sërish pas gati 20 vjetësh, pasi ata anuluan martesën mes thashethemeve dhe spekulimeve.

Pas gjithë asaj kohe, Lopez dhe Affleck vendosën t’i japin vetes një mundësi tjetër në dashuri, duke rifilluar lidhjen e tyre vitin e kaluar dhe këtë vit ata njoftuan për fejesën e tyre.

Rasti i marrëveshjes paramartesore ka bërë bujë, pasi Lopez ka kërkuar nga Affleck diçka jo të zakonshme, raporton Marca.

Një nga kushtet që 52 vjeçarja i ka bërë të fejuarit dhe që tërhoqi vëmendjen e tabloidëve është e natyrës seksuale, e cila mund të jetë jo vetëm e veçantë, por edhe e ekzagjeruar.

Lopez po i kërkon Affleckut që të kenë marrëdhënie seksuale, të paktën, katër herë në javë, si pjesë e klauzolave ​​që do të duhet të nënshkruajë në mënyrë që ata të martohen.

Reagimet për kërkesën e papritur të Lopezit drejtuar Affleckut ishin të përziera, me disa që mendonin se është paksa e ekzagjeruar kërkesa, dhe me të tjerë që thoshin se nuk është aspak e çuditshme dhe se kështu çifti do të kalojë shumë mirë gjatë martesës së tyre, kjo si mënyrë ideale për të mbajtur gjallë pasionin mes aktorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco