Fejohet Rihanna?

Fejohet Rihanna?

16:37, 23/03/2022

Rihanna ka ndezur thashetheme se është fejuar me të dashurin e saj, A$AP Rocky.

Kjo erdhi pasi ajo kishte vendosur një unazë diamanti gjatë daljes së fundmit.

Këngëtarja, e cila është në pritje të fëmijës së parë me të dashurin, ishte jashtë dhe po kryente pazare ku mori vëmendje guri i madh në gishtin e unazës.

Por, a është fejuar Riri?

Fansat nisën të spekulojnë pas publikimit të këtyre fotove.

Thuhet se unaza është një unazë Sloan Solitaire e krijuar nga Briony Raymond.

Riri tenton t’i mbajë fshehur jetën e saj private, ndaj jemi të sigurt që ylli i ‘Umbrella’ do t’i njoftojë fansat për fejesën e mundshme kur të jetë gati!

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco