Gjatë performancës mes qindra njerëzve e vërejti fansin që po kalonte gjendje ankthi, këngëtarja ndalon koncertin

Gjatë performancës mes qindra njerëzve e vërejti fansin që po kalonte gjendje ankthi, këngëtarja ndalon koncertin

14:04, 23/03/2022

Këngëtarja e njohur Doja Cat ka ndërprerë në mes koncertin e saj në ‘’Lollapalooza’’ në Argjentinë.

Gjatë performancës ajo vërejti mes turmës një fans që po kalonte gjendje ankthi.

Me një pamje të shqetësuar në fytyrë, këngëtarja e ‘Kiss Me More’ ndaloi këngën e saj në “Hippodromo de San Isidro” në Buenos Aires për gati pesë minuta, kur pa se fansi nuk ishte në gjendje të mirë.

“Jo. Ndaloni, – ka bërtitur Doja në mikrofon. “Prit, prit, prit. Prisni, prisni, prisni. Dikush ka nevojë për ndihmë atje. Është gjithçka në rregull? A kam të drejtë? Dikush ka nevojë për ndihmë.”

“Unë ju dua djema, vërtet ju dua. Nuk mund të ndodhë kjo,” shpjegoi ajo në turmë. Ndërsa fokusohej në zonën e turmës që i sinjalizonte, ajo vazhdoi të pyeste nëse të pranishmit ishin mirë.

Doja ua bëri të qartë pjesëmarrësve të koncertit se nuk do të vazhdonte shfaqjen derisa të sigurohej se personi në ankth ishte mirë.

“Më vjen keq, nuk mund të vazhdoj nëse gjërat nuk janë mirë.”- tha ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco