Në lidhje me Ardian Bujupin? Lajmërohet Jasmina

Në lidhje me Ardian Bujupin? Lajmërohet Jasmina

13:15, 23/03/2022

Jasmina ishte konkurrente e sezonës së kaluar në “Për’Puthen” ku edhe pas daljes nga ky spektakël u komentua shumë.

Këto kohë ajo u përfol për një lidhje me këngëtarin Ardian Bujup.

E tërë kjo ka nisur nga fotot dhe videot e tyre që kanë qarkulluar në rrjete sociale, por dyshja deri tani nuk bërë ndonjë reagim lidhur me këtë.

Dje, Jasmina ishte në një intervistë në “Atv” ku tregoi më shumë lidhur me jetën personale, ku tregoi se ka vendosur që jetën e saj ta mbajë hermetike dhe mos të ndajë më detaje me publikun.

“Bashkëpunimi shkoi shumë këndshëm dhe shumë bukur. Kjo ka qenë hera e parë që e takova. Jam pyetur shpesh nëse jemi në lidhje. Duke qenë se kam dalë nga një emision dashurie e kam pasur ‘të detyrueshme’ që jetën time private ta mbaja të hapur. Por tani kam vendosur që ta mbajë private. Dhe nuk dua të jap sqarime të mëtejshme.” tha ajo

Po ashtu ajo nuk i mohoi shkëndijat më këngëtarin duke thënë se nuk kanë pasur komplekse me njëri-tjetrin.

“ Ndoshta ka patur, e ndoshta jo shkëndija mes nesh. Kur dy persona takohen dhe nuk kanë komplekse krijohen gjithmonë mendime se mund të jenë në lidhje. Jemi të dy me botë të zgjeruara”, është shprehur Jasmina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco