Jennifer Lopez u nderua me “Icon Award” në “iHeartRadio Awards 2022”, të martën në mbrëmje (22 mars).
Lopez doli në skenë për të pranuar çmimin e saj me fustanin me ngjyrë ulliri me dekolte të hapur dhe material të tejdukshëm, teksa edhe mbajti një fjalim të përzemërt.
“Do të doja t’ju thoja që çmimet janë gjëja më e rëndësishme për mua, por kjo nuk është e vërtetë”, tha ajo para turmës në Auditorium Shrine në Los Angeles.
“Unë e bëj për ju. Sepse dashuria që më jepni, vlerësimi dhe mirësia, dhe mënyra se si më lejoni në jetën tënde, qoftë edhe në një mënyrë të vogël, do të thotë më së shumti. Ju e bëtë atë. Ju e bëtë atë për mua. Ju e bëtë realitet atë ëndërr”, tha tutje Lopez.
Fjalimi u prit me ovacione të vazhdueshme nga turna dhe dy fëmijët e Lopez dhe të dashurin, Ben Affleck, të cilët ishin në rreshtin e parë, shkruan Billboard.
Çmimin “iHeartRadio Icon” më parë e morën Bon Jovi në vitin 2018 dhe Elton John në vitin 2021.
Lopez më pas u ngjit sërish në skenë të performonte një sërë hitesh, të prezantuara nga Billy Porter dhe një pasarelë me yje që shfaqnin pamjet më ikonik të saj, nga fustani i “Versace” me të cilin ajo u shfaq në “Grammy Awards 200” deri tek pamja e saj e videos muzikore “Jenny From the Block” dhe shumë të tjera.
© SYRI.net