U arrestua në qendrën e masazhit, ish konkurrenti i “Për’puthen” publikon mesazhet kërcënuese

U arrestua në qendrën e masazhit, ish konkurrenti i “Për’puthen” publikon mesazhet kërcënuese

16:07, 16/03/2022

Ish konkurrenti i "Për'puthen", Alban Dyrmishi, ditë më parë u arrestua nga policia e Tiranës.

Ai u arrestua nën akuzën se në qendrën e tij të masazhit, ushtrohej prostitucion.

Sipas njoftimit të policisë, Albani është vendosur në pranga për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

“Ky shtetas, pasi kishte marrë një ambient me qira, në rrugën ‘Sami Frashëri’, e kishte përshtatur si qendër masazhesh ku kishte të punësuara dy shtetase, dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht, ushtronin dhe aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit”, shkruhej në deklaratën e policisë.

Përtej kësaj, ish konkurrenti i “Për’puthen” u lirua nga qelia dhe tashmë gjendet nën “arrest shtëpiak”.

Pas kësaj, ai në ‘Instagramin’ e tij ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij konfliktin me të cilin është ndeshur me pronaren e shtëpisë që kishte marrë me qira.

Në bisedat e publikuara pronarja i kërkontë Alban Dyrmishit të mos e shqetësonte më, ndërkohë që ky i fundit këmbëngulte për të folur duke i kërkuar llogari për arrestin, e duke agravuar në ofendime dhe akuza.

Albani është ish konkurrenti i sezonit të parë të “Për’puthen”, ku u përjashtua nga programi për shkak të një interviste që kishte dhënë për një media online.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco