Dikush për drogë e dikush për probleme me armë, krejt VIP-at që ranë në duart e policisë

Dikush për drogë e dikush për probleme me armë, krejt VIP-at që ranë në duart e policisë

15:29, 16/03/2022

Syri KOSOVA

Të qenit fytyra publike, nuk i ka favorizuar shumë emra të estradës shqiptare, të cilët në një formë apo tjetrën, janë përball me ligjin.

Dikush për drogë, e dikush që u zë me armë në duar, por, sidoqoftë, ka mjaftuar ndonjë arrestim, apo, shoqërim në komisariat dhe portalet janë mbushur me lajme, nga këto ‘fatkeqësi’ që u ndodhin në jetë.

Syri.net Kosova sjell disa nga arrestimet më të komentuara që kanë ndodhur në estradë

Elsa Lila

Këngëtarja Elsa Lila sot është arrestuar nga policia italiane, nën dyshimin se është pjesë e një grupi që merret me trafikim droge. Pos Elsës, është arrestuar dhe boksieri Petrit Bardhi e krahas tyre janë arrestuar edhe 11 persona të tjerë, të cilët operonin në zonën e Acilias në Romë. Sipas mediave italiane, aktiviteti koordinohej nga një lokal lojërash fati që kishte grupi në Acilia dhe menaxhohej nga këngëtarja Elsa Lila. Sidoqoftë, me Elësn do merret policia italiane dhe do shohim se çka do ndodh në vazhdim

Fjolla Morina

Është arrestimi që ndodhi në shoubiz, më i komentuari deri më tani. Fjala është për Fjolla Morinan e cila u arrestua në kufirin Kosovë-Shqipëri, pasi në çantën e saj u gjend një armë pa leje. Fjolla u arrestua me burg shtëpiak në Kukës dhe jetoi në një shtëpi, për të cilën tha se s’kishte kushte jetese. Më pas, ajo u lirua, u arrestua pasi u arratis e ju shqiptua dënimi, por, bëri se çka bëri, Fjolla Morina sot e gëzon lirinë e plotë.

Liberta Spahiu

Burgun e ka provuar edhe Liberta Spahiu. Ajo këtë gjë e ka treguar përmes rrjeteve sociale, ku tha se “në vitin 2011 kur kam qenë me miqtë e mi në Amerikë për emision, në njërën prej netëve kam qëndruar 32 orë në burg. Katastrofë!”, ka thënë ajo duke mos dhënë asnjë shpjegim më shumë.

Noizy

Reperi Noizy po ashtu ka qenë në burg. Si rasti më i freskët i tij, është arrestimi në Vërmicë, pasi, ndaj tij ishte aktive një urdhëresë gjyqësore. Më pas, Noizy u lirua me procedurë të rregullt, por, sido që të jetë, duke qenë se është emër i njohur në skenë, atëherë, mori vëmendje në gjithë portalet shqiptare.

Stresi

Stresi njihet si “babai i arrestimeve”. Reperi problematik u arrestua disa herë nga policia shqiptare, për probleme të ndryshme që ka shkaktuar, herë për përdorim të armëve, e herë për përdorim  të substancave narkotike. Por, nuk kanë munguar as rastet kur ai u arrestua edhe pse ka protestuar. I ‘mësuar’ me kapjen nga ana e policisë, sot Stresi është i lirë, pa ndonjë procedurë penale, shkruan Syri Kosova.

Cozman

Me ligjin u përball edhe reperi Cozman. Ai kishte provuar burgun pas një zënke që kishte në Prishtinë, me reperin Noizyn. Dyshja u rrahën mes vete dhe kjo gjë rezultoi edhe me arrestimin e tij, duke u liruar më pas, por, duke u paraqitur në gjykatë herë pas here, derisa lënda ka përfunduar.

Fero

Edhe reperi Fero hyn në listën e reperëve që janë arrestuar nga ana e policisë. Ai bashkë me menaxherin e tij Mehmet Elshani dhe me truprojën e label-it janë shoqëruar në Stacionin e Policisë ,me dyshimin se janë hakmarrë ndaj grupit që kanë rrahur reperin me grushte, duke iu gjetur edhe një elektroshok. Pas lirimit, sikur se Cozman, deri në shpalljen e tij me një dënim, Fero u paraqit në stacionin policor, duke premtuar që s’bën më gjëra të tilla, por, më pas, u padit përsëri për një rrahje të një menaxheri dhe producenti shqiptar.

Arian Begaj

Këngëtari shqiptar, Arian Begaj, është arrestuar kohë më parë nga policia greke për posedim të lëndëve narkotike. Ai është kapur bashkë me një 63-vjeçar grek dhe policia iu gjeti një kilogram hashash, një pistoletë dhe katër karikatorë të mbushur me fishekë, shkruan Syri Kosova.

Ndonëse jo në burg, në Stacionin e Policisë e sallat e gjykatave shpesh i kanë vizituar edhe emra të tjerë si Adelina Ismaili, Adelina Tahiri dhe emra që janë përballur me ndonjë aksident, vjedhje apo ndonjë formë tjetër penale.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco