Të hënën e 14 marsit, ylli latin me famë botërore, Maluma mbajti një koncert madhështor në Tiranë.
Kjo ishte hera e parë e artistit të famshme nga Kolumbia që ndodhej në Shqipëri, teksa mbi 12 mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin “Nënë Tereza” për të ndjekur nga afër peformancën e tij.
28-vjeçari me të mbërritur në Shqipëri ka bërë postime të ndryshme, ndërsa të shumta ishin edhe ato nga performanca.
“Çfarë përvojë e mrekullueshme është të shkosh në vende për herë të parë dhe të kesh një mirëseardhje të tillë, faleminderit, shpresoj që të mund të rikthehem shumë shpejt”, shkruhet në mbishkrimin e videos, e cila u ripostua edhe nga Maluma me shkrimin: Për historinë”.
© SYRI.net