Rihanna flet për stilin e veçantë të veshjes gjatë shtatzënisë

Rihanna flet për stilin e veçantë të veshjes gjatë shtatzënisë

14:41, 16/03/2022

Rihanna dhe barku i saj shtatzënë mund të jenë duke vendosur një standard të ri për modën e lehonisë.

Këngëtarja dhe ikona e modës është shfaqur me një stil të guximshëm, duke dëshmuar se nënat e ardhshme mund të jenë ende në krye të modës.

“Unë personalisht kam thënë, nuk do të blej rroba për shtatzëni”, tha Rihanna së fundmi për Bustle.

 

“Unë nuk do të blej pantallona shtatzënie, xhinse, fustane ose të bëj çfarëdo që shoqëria më tha të bëja më parë”, tha krijuesja e hitit “Work”, duke shtuar se stili i saj i lehonisë është më “rebel”, shkruan CNN.

“Kur pashë gra të vishen gjatë shtatzënisë së tyre në të kaluarën, do të mendoja se kjo ishte mënyra e vetme. Kështu që e sfidova veten ta shtyja më tej dhe thjesht të argëtohesha me stilin e lehonisë”, tha Rihanna.

 

“Sepse nuk ka asgjë më argëtuese se një sfidë për mua, bëhem kreativ. Aty jam e detyruar të krijoj ide të reja dhe mënyra të reja për ta bërë atë të funksionojë”, vazhdoi tutje themeluesja e “Fenty Beauty”.

 

Kujtojmë që kjo është fëmija i parë për Rihannën dhe të dashurin e saj, reperin ASAP Rocky.

E!Online më parë raportoi se ylli televiziv, Kim Kardashian kohët e fundit postoi një foto në Instagram të Rihannas shtatzënë ku ajo shihet e veshur me një xhaketë të zezë prej lëkure dhe minifund, me mbishkrimin “Stili më i mirë i shtatzënisë ndonjëherë”. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco