Bella 'hap zemrën' me publikun: Nuk isha si Gigi, isha motra më e shëmtuar

Bella 'hap zemrën' me publikun: Nuk isha si Gigi, isha motra më e shëmtuar

11:58, 16/03/2022

Bella Hadid është një ndër modelet më të suksesshme të momentit, e cila ka shkelur çdo sfilatë të rëndësishme.

Së fundmi Bella ka realizuar një intervistë për “Vogue” ku është ndalur edhe tek ndërhyrjet që mund të ketë realizuar.

Hadid ka pranuar që ka bërë operacion hundën, por jo ndërhyrjet e tjera në fytyrë që njerëzit mund ta akuzojnë.

“Do të doja të kisha mbajtur hundën e të parëve të mi,” pranoi Bella për revistën. “Unë mendoj se do të isha mësuar me të.“

Ajo gjithashtu ka shtuar: “Njerëzit mendojnë se kam shkatërruar fytyrën time sepse kanë parë një fotografi ku isha adoleshente dhe dukesha më e shëndoshë. Jam shumë e sigurt që nuk dukesh njësoj tani si në moshën 13-vjeçare, apo jo?” tha ajo. “Unë kurrë nuk kam përdorur filler. Le t’i japim fund kësaj. Nuk kam asnjë problem ta përdorë, por nuk është për mua.”

Po si ndihet ajo që shpeshherë mund ta krahasojnë me motrën e saj Gigi Hadid?

“Njerëzit më bënë të ndihem sikur nuk meritoja asgjë nga këto,” tha ajo. “Njerëzit kanë gjithmonë diçka për të thënë, por ajo që unë duhet të them është se unë kam qenë gjithmonë e keqkuptuar në industrinë time dhe nga njerëzit përreth meje. Unë isha motra më e shëmtuar. Unë isha brune. Nuk isha aq e lezetshme sa Gigi, jo aq e shoqërueshme”, tha ajo. “Kjo është me të vërtetë ajo që njerëzit thanë për mua. Dhe për fat të keq, kur ju thonë gjëra kaq shumë herë, ju thjesht e besoni”, është shprehur Bella Hadid.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco