Këngëtarja Elsa Lila arrestohet nga policia italiane për trafik droge

Këngëtarja Elsa Lila arrestohet nga policia italiane për trafik droge

11:41, 16/03/2022

Elsa Lila është arrestuar nga policia italiane ditën e sotme.

Ajo është kapur nga policia e Romës si pjesë e një grupi që trafikonte drogë.

Njëra nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun prej vitesh është shkëputur nga muzika duke ndërtuar jetën e saj në Itali dhe ka qëndruar shumë larg medias dhe publikut.

Ditën e sotme në prestigjozen italiane La Republica shkruhet se këngëtarja është arrestuar nga policia për trafik lëndësh narkotike.

Bëhet e ditur se grupi ishte i përbërë nga shqiptarë dhe italianë.

Përveç këngëtares shqiptare janë të arrestuar edhe disa boksierë shqiptarë.

Gjithsej në këtë operacion janë arrestuar 13 persona. I përfshirë është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco