Nuk pritej! Mevlani habit me deklaratën për Ledjanën

Nuk pritej! Mevlani habit me deklaratën për Ledjanën

20:45, 25/02/2022

Mevlan Shaba, ka qenë një ndër konkurrentët më të komentuar të “Për’puthen 2”, pikërisht për historinë e dashurisë që nisi me Ledjanën.

Gjatë puntatës së sotme të “Për’puthen 3”, ai dashje pa dashje tregoi se me Ledjanën ra në dashuri duke i nisur takimet me tallje.

Kjo deklaratë e tij erdhi si pasojë e një shpjegimi që po bënte për takimin që kishte me Efin. Ai u shpreh se nëse nuk do i pëlqente një vajzë nuk do ta ftonte kurrë në një takim.

Ndërsa për Ledjanën ai tha që edhe pse ra në dashuri, ai përfundoi i zhgënjyer dhe i lënduar.

Mevlani: Momente batutash do ketë. Sinqerisht ia kam thënë edhe asaj në takim. Nëse një vajzë këtu nuk do më pëlqente nuk do dilja kurrë në takim. Me atë mendimin që do e tallë në takim s’ka ndodh asnjëherë. Okay me tallje e nisa dhe vjet, por përfundova që rashë në dashuri (referuar takimeve me Ledjanën). Me kuptimin e mirë të fjalës. Në takimet që bëja ndoshta nuk i merrja aq seriozisht

Bora: Edhe re në dashuri?

Mevlani: Epo tashi ndodhi. Është e vërtetë. Por pastaj përfundova i zhgënjyer dhe i lënduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco