Donaldi merr vendimin përfundimtar për Beatrix

Donaldi merr vendimin përfundimtar për Beatrix

20:06, 25/02/2022

Duket se çdo gjë ka marrë fund mes aktorit Donald Veshaj dhe këngëtares Beatrix Ramosaj.

Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” lindi një histori dashurie mes Donaldit dhe Beatrix-it. Një histori shumë e gjykuar për shkak të raportit të mëparshëm të Donaldit me ish-të dashurën e tij, Bora Zemanin.

Jashtë prisnim që të shihnim se si do të shkonte marrëdhënia e tyre, por duket se nuk zgjati shumë.

Krisja e tyre filloi të përflitej nga mediet rozë, në momentin kur Top Channel organizoi një festë për të gjithë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Beatrix ishte e shoqëruar nga vëllai i saj Alban Ramosaj. Dyshja qëndruan larg pjesës tjetër duke ngritur dyshime për raportin e këngëtares me aktorin Veshaj pas përfundimit të “Big Brother VIP”.

Jo shumë vonë më pas, Beatrix hoqi nga ‘follow’ vëllezërit Veshaj, të cilët në atë kohë e ndiqnin ende këngëtaren.

Por sot duket se gjërat kanë marrë një rrjedh tjetër!

Ka qenë Donaldi kësaj radhe që në një farë mënyre i ka kthyer reston Trixës duke mos e ndjekur më në Instagram.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco