Leopardo DiCaprio blen aksionet e kompanisë 100 vjeçare të shampanjës

Leopardo DiCaprio blen aksionet e kompanisë 100 vjeçare të shampanjës

13:43, 25/02/2022

DiCaprio ka blerë aksione nga marka luksoze “Champagne Telmont”, e themeluar në vitin 1912.

Kompania ka nxitur ndërgjegjësimin ekologjik dhe mjedisor në biznesin e saj.

 

Tashmë dihet se DiCaprio ka pasion arritjen e mbrojtjes së mjedisit dhe është bërë një mbështetës i vendosur i ambientalizmit, ku së fundmi është fokusuar në dokumentarët mjedisorë sipas “Dailymail”.

 

Sipas aktorit DiCaprio, ai bashkë me prodhuesit e verës, kanë vendosur të prodhojnë një shampanjë 100% organike.

“Champagne Telmont, së bashku me prodhuesit e saj partnerë të verës, ka vendosur synimin e saj në prodhimin e shampanjës 100 për qind organike, duke siguruar një cikël jetë të prodhimit plotësisht të qëndrueshëm në vitet e ardhshme”, tha DiCaprio në deklaratë.

 

Më pak se katër përqind e vreshtave të shampanjës aktualisht janë të certifikuara organike.

“Ne ndajmë të njëjtat bindje dhe të njëjtin angazhim për mbrojtjen e mjedisit”, tha Ludovic du Plessis, kryetar dhe aksionet i “Champagne Telmont”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco