Graniti tregon a e uroi Fifin për lidhje

Graniti tregon a e uroi Fifin për lidhje

12:24, 23/02/2022

Fifi së fundi e ka zyrtarizuar lidhjen e saj me Adis Patushin.

Por derisa ajo ishte brenda shtëpisë së BBV, Fifi dhe Graniti u komentuan shumë gjatë. 

Raporti i tyre brenda dukej se po shkonte drejt lidhjes, por kjo gjë nuk ndodhi, pasi ishte Graniti, ai që i tha këngëtares se e ka shumë xhan, por vetëm si shoqe.

Fifi dhe Graniti pas daljes nga shtëpia raportin e tyre e kthyen në miqësi.

Që të dy ishin së fundmi në festën e madhe të organizuar nga Top Channel për suksesin e madh që pati ky reality show.

Graniti ka folur për emisionin “Ftesë në 5”, ku ka treguar se janë sërish miq me Fifin.

“Patjetër që jemi miq, e kemi deklaruar këtë. Që nga java e dytë e kemi cek se do të ngelemi shokë. Është dramatizuar pak, por jemi shokë të mirë”, u shpreh Graniti.

Ndërsa i pyetur nëse e ka uruar për lidhjen e re që ka krijuar, ai tha “jo” dhe vendosi ta uronte publikisht atë.

“Jam gëzuar shumë, më ka gëzuar fakti se ka bërë lidhje të re dhe shyqyr që e ka një njeri në krah. Urime Fifi, ishalla jetë të gjatë, të trashëgoheni”, tha ndër të tjera Graniti.

Kujtojmë që mbrëmë në “Post Big Brother VIP”, Fifi pati debate të forta me disa nga ish banorët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco