‘Mashkull pa shtyllë kurrizore’, ish-banori shpërthen kundër Donaldit

‘Mashkull pa shtyllë kurrizore’, ish-banori shpërthen kundër Donaldit

11:49, 23/02/2022

Fituesi i “Big Brother 6”, Anaid Kaloti është shfaqur gjithnjë aktiv në rrjetet sociale me komentet e tij “pikante” sa i takon personazheve të show biz-it dhe së fundmi shtëpisë së “BBV”.

Anaidi ka qenë një ndër personazhet që nuk e ka mbështetur lidhjen e Donaldit me Beatrixën.

 

Më 9 janar, ditën e lindjes së Bora Zemanit, 3 parashuta kaluan mbi shtëpinë e ‘BBV’.

Në të parën shihej fotoja e Spiderman duke u puthur me MJ, në tjetrën shkruhej “Bota është e jotja Donald demi, jepi gaz”, ndërsa te tjetra specifikohej data 9 janar dhe shkruhej “Dashuria nuk duhet të jetë kurrë një sekret”.

 

Në të treja rastet Anaidi me bashkëpunëtorin e tij, Kledi Hysën, një ndër miqtë më të mirë të Donaldit brenda shtëpisë, duket se kanë treguar mbështetje për Donaldin.

Ndërsa në lidhje me Beatrix, në postimin e fundit, duket se ai nuk e mbështet Donaldin.

 

Ai ka shkruar në “Instastory” se gjatë kohës që ai ka thënë të vërtetën, të gjithë ata që janë mësuar të gënjejnë veten i hidheshin kundra.

“Më vjen mirë që Beatrix nuk ngjan me disa nga ju! Në Shqipëri gjen pafund meshkuj pa shtyllë kurrizore, që gjithmonë shënjestrojnë një femër dhe i vënë gishtin në plagë që t’i tregojnë shokëve çfarë ngjyre ka gjaku” – u shpreh Anaidi, i cili duket se tashmë është komplet kundër Donaldit.

 

Kujtojmë se Donaldi dhe Beatrix, nuk janë parë më bashkë pas daljes nga shtëpia.

Kjo e fundit postoi një ‘Instastory’ me mbishkrimin “Histori e gënjeshtërt”, duke nënkuptuar se tashmë nuk ka më asnjë marrëdhënie me Donaldin, madje e fshiu dhe nga ‘Instagrami’ i saj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco