Ndërron jetë ikona e grupit të famshëm 'Screaming Trees'

Ndërron jetë ikona e grupit të famshëm 'Screaming Trees'

09:39, 23/02/2022

Mark Lanegan, këngëtari i grupit “Screaming Trees”, ka vdekur në moshën 57-vjeçare.

Muzikanti, gjithashtu një anëtar i Queens Of The Stone Age dhe The Gutter Twins, ndërroi jetë këtë mëngjes në shtëpinë e tij në Killarney, Irlandë.

Image

Njoftimi u bë përmes një deklarate në llogarinë e tij në “Twitter”.

“Miku ynë i dashur Mark Lanegan ndërroi jetë këtë mëngjes në shtëpinë e tij në Killarney, Irlandë. Këngëtar, kompozitor, autor dhe muzikant i dashur, ishte 57 vjeç dhe ka lënë pas gruan e tij Shelley. Asnjë informacion tjetër nuk disponohet për momentin. Familja i kërkon të gjithëve që të respektojnë privatësinë e tyre në këtë moment.”

Image

Lanegan ishte frontmeni i ‘The Screaming Trees’ nga 1985-2000 dhe ishte gjithashtu i njohur për punën e tij me grupe si Queens of the Stone Age, Mad Season, The Gutter Twins dhe për bashkëpunimet e tij të shumta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco