U sfidua nga Donaldi për t’ju bashkuar nismës së tij, Iliri i kthen përgjigjen e papritur!

U sfidua nga Donaldi për t’ju bashkuar nismës së tij, Iliri i kthen përgjigjen e papritur!

16:49, 22/02/2022

Donald Veshaj nuk arriti të rrëmbejë fitoren duke u renditur i dyti në finalen e BBVA.

Çmimin e madh prej 100 mijë eurove e mori Ilir Shaqiri ndërsa Donaldit si finalist i takuan 10 mijë euro.

Në video-mesazhin e parë të hedhur pas daljes nga shtëpia, Donaldi ka sfiduar Ilirin.

Teksa ka përshendetur dhe falenderuar mbështetësit ai ka zbuluar se edhe pse nuk fitoi 100 mijë euro, ato do t’i dhurojë nga vetja e tij për të ndërtuar 4 shtëpi për nevojtarët, 2 në Shqipëri dhe 2 në Kosovë.

Përmes kësaj video ai ka ftuar Ilir Shaqirin t’i bashkohet në këtë nismë.

Ky i fundit ka kthyer përgjigjen pas disa ditëve duke refuzuar ofertën e tij.

Ai këtë e bëri në një prononcim për “Shqipëria Live”, duke u shprehur se nuk planifikon t’i bashkohet Donaldit në këtë iniciativë, por ka në plan të ndërtojë një akademi në Tiranë, që ofron bursa falas.

“Secili në këtë jetë merr nismat e veta, unë ia urojë Donaldit gjitha të mirat, dhe mbi të gjitha që të ia dalë në jetë sepse unë kam besim se Donaldi diku do të jetë dikush, unë e kam konsideruar çun me talent dhe kreativ. Sa i përket nismave unë mendoi se secili e bën në mënyrën e vetë, ka kush ngre tulla, ka kush u jep njerëzve të hanë, Iliri preferon të mbush shpirtin me art, qëllim im është të hap një akademi në Tiranë, ku 100 talent të kenë mundësin për pesë vite të studiojnë falas me mësuesit më të mirë që janë në Itali”, ka thënë Iliri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco