Ish-bashkëshorti i Arjolës, pjesë e krimit që ndodhi në 'Bllok' ku u përfshirë edhe Elvana

Ish-bashkëshorti i Arjolës, pjesë e krimit që ndodhi në 'Bllok' ku u përfshirë edhe Elvana

15:59, 13/01/2022

Në vitin 2018, Mihasi ishte përfshirë në incidentin në ish-bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj e Elio Hato nga truproja i Ervin Matës, të fejuarit të këngëtares Elvana Gjata.

Policia atë kohë mori në pyetje disa persona, e në mesin e tyre edhe Erigers Mihasin, 32-vjeçarin që e vranë dy ditë më parë, pasi ky i fundit kishte lidhje shoqërore me Ervis Martinajn.

 
Por, sipas burimeve të “Albeu” në këtë rast ka qenë i përfshirë edhe ish bashkëshorti i Arjola Demirit, Ajax Boshnjaku.

Madje thuhet se Ajaxi ka qenë mik i Ervin Matës, të dashurit të Elvana Gjatës, dhe po i njëjti u akuzua për mos-kallëzim krimi.

Theksojmë se Ajax dhe Arjola ka vite që janë ndarë, dhe nga kjo martesë kanë tre fëmijë, kujdestarinë e të cilëve e ka fituar aktorja nga Tropoja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco